Kjo është data kur do të zhvillohet gjysmëfinalja PSG-Leipzig - Gazeta Express
string(61) "kjo-eshte-data-kur-do-te-zhvillohet-gjysmefinalja-psg-leipzig"

Gazeta Express

13/08/2020 23:34

Kjo është data kur do të zhvillohet gjysmëfinalja PSG-Leipzig

Gazeta Express

13/08/2020 23:34

Fitorja e Leipzig sonte kundër Atletico Madridit ka përcaktuar çiftin e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Kjo ishte një fitore historike për Leipzig të cilët për herë të parë në histori të tyre si klub arrin kaq lart në një garë kaq prestigjioze futbolli.

Golat e Dani Olmo dhe amerikanit Tyler Adams e bën historinë duke kaluar në gjysmëfinale skuadrën gjermane e cila të martën e ardhshme do të përballet me Paris Saint-Germain në ora 21:00.

Gjysmëfinalisti i dytë do të përcaktohet nga dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër. Nesër është edhe kryendeshja e çerekfinaleve ku do të përballen Bayern Munich-Barcelona.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Manchester City-Lyon, ndeshje kjo që luhet pasnesër. /GazetaExpress/