Kjo është bima numër 1 për mbrojtjen e mëlçisë


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 10:59

Thistle, ose në shqip gjembaç është një bimë e klasit të parë që mbron mëlçinë nga toksiciteti kimik.

Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.

Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë . Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.

Përdorimi i gjembaçit për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.

Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit.

Te fundit


Kthehu lart