Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Lumi, vazhdon të rrëmbejë zemrat e shikuesve me rolin e tij në serialin “Bashkallajk”, ku luan karakterin e njohur si ‘Tevidja’.
Me interpretimin e tij karizmatik dhe të veçantë, Lumi ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e mijëra shikuesve anembanë vendit, duke u kthyer në një nga figurat më të përfolura të momentit në botën e aktrimit.
Por përveç suksesit në skenë, Butrinti njihet edhe për jetën e tij familjare që mundohet ta mbajë larg syve të publikut, ndonëse shpesh ka theksuar se është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.
Së fundmi, ai dhe bashkëshortja e tij kanë publikuar disa imazhe nga një aheng familjar, ku çifti shfaqen të lumtur, të buzëqeshur dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.