Kjo është arsyeja pse Jori është larguar nga rrjetet sociale - Gazeta Express
string(60) "kjo-eshte-arsyeja-pse-jori-eshte-larguar-nga-rrjetet-sociale"

Yjet

Gazeta Express

25/08/2025 20:38

Kjo është arsyeja pse Jori është larguar nga rrjetet sociale

Yjet

Gazeta Express

25/08/2025 20:38

Jori Delli ka bërë së fundmi një postim në InstaStory…

Jori Delli, ish-banorja e “Big Brother Vip 4” ka bërë së fundmi një postim në InstaStory ku ka treguar rreth arsyes që e ka çuar të mungojë e të mos jetë aktive në rrjete sociale.

Modelja tregoi se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. Jori ka shprehur pakënaqësi për spitalin në Vlorë, duke shtuar më pas që u transferua në Tiranë dhe se atje mori trajtimin e duhur.

Përshëndetje miq. Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt. Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur. Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente. Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet. Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë. Falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën. Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe dhe mbi të gjitha në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë.