Kjo është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani - Gazeta Express
string(72) "kjo-eshte-21-vjeqarja-kosovare-qe-humbi-jeten-pas-aksidentit-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:35

Kjo është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:35

Një 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Reutlingen të Gjermanisë, pasi vetura e saj u përfshi në një vetaksident në autostradën B28.

Bëhet fjalë për Yllka Hotin. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Yllka po udhëtonte me veturën e saj ditën e enjte, në momentin kur humbi kontrollin e veturës, që rrëshqiti dhe doli nga rruga, për t’u përmbysur më pas disa herë, shkruan IndeksOnline.

21-vjeçarja luftoi me vdekjen deri ditën e shtunë, por fatkeqësisht nuk i bëri ballë. Vdekjen e saj e njoftuan dje autoritetet gjermane.

Sipas mediave gjermane, Autostrada B28, nga Metzingen drejt Reutlingen, u mbyll plotësisht pas aksidentit. Një helikopter shpëtimi u aktivizua, gjithashtu.

Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaqet e aksidentit.