Kjo dy vjeçare sapo është zgjedhur si "perëndeshë e gjallë": Ja çfarë jete e pret atë - Gazeta Express
string(82) "kjo-dy-vjecare-sapo-eshte-zgjedhur-si-perendeshe-e-gjalle-ja-cfare-jete-e-pret-ate"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:28

Kjo dy vjeçare sapo është zgjedhur si “perëndeshë e gjallë”: Ja çfarë jete e pret atë

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:28

Një vajzë e vogël dy vjeç e tetë muaj, Arjatara Shakja, është përzgjedhur si “Kumari”, ose “perëndesha e gjallë” e re e Nepalit, një traditë e lashtë dhe e respektuar si nga hinduistët ashtu edhe nga budistët në këtë vend himalajas. Ajo u shoqërua nga familja dhe besimtarët nga shtëpia e saj deri te pallati i tempullit gjatë festës më të rëndësishme hindu në vend, Indra Jatra.

Arjatara e zëvendësoi paraardhësen e saj, Trishna Shakja, e cila u tërhoq nga detyra pasi arriti moshën e pubertetit – një moment kur, sipas traditës, perëndesha e gjallë konsiderohet se kthehet në një vajzë të zakonshme.

Kumari zgjidhet nga klani Shakja, pjesë e komunitetit indigjen Nevar në luginën e Katmandus. Vajzat përzgjidhen në moshën 2 deri në 4 vjeç dhe duhet të përmbushin kritere shumë të rrepta – si lëkurë, flokë, sy dhe dhëmbë të përsosur – dhe nuk duhet të kenë frikë nga errësira.

Në festivalin Indra Jatra, ish-Kumari u shëtit me një karrocë tërhequr nga besimtarët, si pjesë e një ceremonie tradicionale. Kumari vishet gjithmonë me rroba të kuqe, flokët i ka të ngritura në një topuz, dhe në ballë ka të vizatuar një “sy të tretë”, simbol i fuqisë hyjnore.

epa12416078 Nepal’s newly appointed Living Goddess, Kumari Aryatara Shakya, 2 years old, looks on in her private home before she is formally taken to the Kumari House in Kathmandu, Nepal, 30 September 2025. Aryatara Shakya was appointed as the new Kumari after her predecessor, Trishna Shakya, retired upon reaching puberty. The Living Goddess is a young pre-pubescent girl considered an incarnation of the Hindu Goddess of Power, Kali. The Kumari retires when she reaches puberty. As Kumari, Aryatara no longer goes to school, plays outside, or touches her friends — all of which are considered to make her ritually impure. EPA/NARENDRA SHRESTHA

Nga vajzë e zakonshme në hyjni

E marta shënoi ditën e tetë të festivalit 15-ditor Dashain, një festë që simbolizon fitoren e së mirës ndaj së keqes. Të gjitha shkollat dhe zyrat ishin të mbyllura, duke lejuar njerëzit të festojnë me familjet e tyre. Arjatara u shoqërua në rrugët e Katmandus nga familjarët, miqtë dhe besimtarët derisa hyri në pallatin ku do të jetojë për disa vite si Kumari.

“Dje ishte vetëm vajza ime, sot është një perëndeshë”, u shpreh babai i saj, Ananta Shakja. Ai shtoi se kishin pasur shenja që para lindjes së saj: “Gjatë shtatzënisë, gruaja ime pa një ëndërr ku i shfaqej një perëndeshë. Që atëherë e dinim se do të ishte dikush i veçantë.”

Besimtarët qëndronin në radhë për të prekur me ballë këmbët e vajzës, një akt respekti i lartë në traditën hindu, dhe i ofronin lule e para. Të mërkurën, Arjatara pritet të bekojë besimtarët, përfshirë edhe presidentin e vendit.

Jeta pas perëndeshës

Ish-Kumari, Trishna Shakja, tani 11 vjeç, u largua nga pallati përmes një daljeje të pasme, në një mbajtëse të mbajtur nga familja dhe përkrahësit e saj. Ajo ishte shpallur Kumari në vitin 2017.

Familjet nga klani Shakja garojnë që vajzat e tyre të zgjidhen Kumari, pasi kjo u jep atyre një status të lartë shoqëror. Megjithatë, jeta si Kumari është e izoluar – vajzat kanë pak miq dhe lejohen të dalin vetëm disa herë në vit gjatë festave.

Pas përfundimit të rolit të tyre si perëndesha, ish-Kumarit përballen me sfida në përshtatjen me jetën e zakonshme, mësimin e detyrave shtëpiake dhe ndjekjen e shkollës. Sipas folklorit nepalez, meshkujt që martohen me një ish-Kumari besohet se do të vdesin të rinj, çka i ka bërë shumë prej tyre të mbeten beqare.

Megjithatë, tradita po pëson ndryshime. Sot, Kumari mund të arsimohen brenda pallatit përmes mësuesve privatë, madje kanë edhe televizor. Qeveria u jep gjithashtu një pension mujor ish-Kumarive prej rreth 110 dollarësh – pak më shumë se paga minimale në Nepal.