Ish – shefi i CIA’s në vitet 1991-1993 Robert Gates, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Mbrojtjes gjatë viteve 2006-11 në administratën e ish-presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama, ka bërë një vlerësim interesant për situatën dhe tensionet Rusi -Ukrainë, në të cilat është përfshirë edhe Perëndimi. Gates ka shkruar se tensionet atje e kanë galvanizuar NATO’n ndërkohë që Putin është një pozitë të vështirë.
Gazeta Express sjell vetëm një fragment të shkrimit autorial të Gates në Financial Times.
Moska ka vendosur diku rreth 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës. Çfarë tani?
Putin tani e gjen vetën në një situatë kur suksesi rus definohet ose si një ndërrim i qeverisë në Kiev (me një trashëgimtar të lidhur me Moskën), ose me pushtimin e vendit. Diplomati francez i shekullit 18 Talleyrand mendohet të ketë thënë: “Mund të bësh gjithçka me bajoneta pos të ulesh në to”. Putini ose duhet t’i përdorë trupat shpejt ose të ballafaqohet me turpërimin e tërheqjes së tyre pa arritur asgjë përveç shtyrjes së Ukrainës afër Perëndimit. Në secilin rast ai e ka vënë veten në një pozicion të vështir në vendin e tij dhe jashtë. SHBA dhe aleatët e saj duhet të bëjnë çfarë të munden për t’ia bërë më të vështira telashet.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...