Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, mashkull kosovar, në Drenas.
I njëjti ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet austriake.
‘‘URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR
Drenas 03.07.2025-19:15. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje’’, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj. /GazetaExpress