“Kishte thuajse një vit në detyrë”, dalin detaje të reja për policin që u kap me 1 milion euro në Merdarë - Gazeta Express
string(102) "kishte-thuajse-nje-vit-ne-detyre-dalin-detaje-te-reja-per-policin-qe-u-kap-me-1-milion-euro-ne-merdare"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:03

“Kishte thuajse një vit në detyrë”, dalin detaje të reja për policin që u kap me 1 milion euro në Merdarë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:03

Polici i Shqipërisë, Aurel Kaziu, u arrestua  të martën në Kosovë pasi u kap me një milion euro të padeklaruara në automjetin e tij.

Pas arrestimit, ai u pezullua menjëherë nga detyra.

Sipas Top Channel, polici ishte në detyrë për pak më pak se një vit dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për transportimin e parave drejt Shqipërisë.

“I arrestuari është një polic i ri, agjent i krimeve, i fejuar dhe me familje. Dyshohet se është përdorur nga grupet kriminale për transportin e parave,” thuhet në raportin,

Sipas raportimit, Kaziu po udhëtonte nga Serbia drejt Kosovës, dhe pala kosovare kishte marrë informacione që çuan në kontrollin e tij, ku u gjetën paratë.

Rasti vijon të hetohet nga autoritetet për të përcaktuar të gjithë zinxhirin kriminal dhe përfshirjen e policit të arrestuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement