string(79) "kishte-germuar-shkembin-i-sekuestrohen-mjete-motorike-te-dyshuarit-ne-leposaviq"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 15:02

Kishte gërmuar shkëmbin, i sekuestrohen mjete motorike të dyshuarit në Leposaviq

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 15:02

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike të cilat më 20 maj i janë zënë të dyshuarit S.V. në Popovcë të Leposaviqit pasi ishte duke gërmuar shëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike të cilat me datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V.,  në fshatin Popovcë të Leposaviqit, pasi i njëjti ishte duke gërmuar shkëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse për ta zhvilluar këtë veprimtari.”

Bëhet fjalë për një kamion të markës Volvo 380 ngjyrë e kaltërt me tabela vendore regjistrimi dhe njëë bager Ulta 150 L ngjyrë e verdhë pa dokumente.

“Për këtë rast ndaj të dyshuarit S.V., është hapur rast për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”. Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët.”