Kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë, shpëtohet çifti izraelit - Gazeta Express
string(69) "kishin-mbetur-te-bllokuar-ne-zonen-e-gjipese-shpetohet-cifti-izraelit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:37

Kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë, shpëtohet çifti izraelit

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:37

Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishin humbur kontaktet.

Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt.Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Çdo vit mijëra pushues vizitojnë plazhet dhe kanionet e izoluara të Gjipesë, por shpesh here turistët kërkojnë ndihmën e policisë pasi rrezikojnë apo dhe humbin rrugën.