Një fqinjë ka treguar detaje nga ngjarja horror që tronditi Pogradecin mbrëmjen e sotme. Përpara mediave, gruaja që shikoni në video, tregon se kanë dëgjuar ulërimë, por që askush nuk ka dalë jashtë sepse Olsi Çekiçin që masakroi për vdekje me thikë nënën e tij, e njihnin si problematik dhe kishin frikë.
Ndër të tjera, ajo tregon se të bërtiturat nuk po mbaronin, deri kur morën vesh lajmin e rëndë.
“Thërrisnin ata të shtëpisë apo ulërinte ajo, se di. Nuk e di e shkreta, vetëm të bërtitura dëgjonim. Ishte grua e mirë sa s’kishte, e shkëlqyer. Nuk dolëm jashtë se nuk na linte njeri. Ishim larg vetëm kur dëgjuam zhurma. Ne nuk kishim lidhje fare me Olsin, vazhdonim rrugën. Ishte problematik për familjen e tij,”- u shpreh ajo.
Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e sotme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Kokën ia preu dhe ia vari në derë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij dhe tashmë është në pranga.