Kisha Ortodokse Serbe reagoi ashpër ndaj pretendimeve të disa mediave, se Patriarku Porfirije dhe Peshkopi i Baçkës, Irinej, po negociojnë nënshkrimin e një marrëveshje themelore mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteve të Kosovës duke i quajtur ato trillime dhe shpifje.
Siç thuhet në reagim, nuk është e vështirë të dallosh se ky është një lajm i rremë që është përhapur sipas parimit “kape hajdutin” .
“Ata që shpikën dhe transmetuan shpifje të tilla kundër Kishës duan të destabilizojnë më tej popullin serb në Kosovë sipas interesave te Kurtit”, tha Kisha Ortodokse Serbe në reagimin me tone propagandistike.
Në deklaratë, thuhet më tej, se çështja e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe është “çështja më komplekse politike” e negociatave për Kosovën.
“Të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jenë pjesë e negociatave për statusin dhe marrëveshjeve politike, ato nënkuptohen dhe garantohen nga aktet ligjore ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.