Kisha historike shndërrohet në shtëpinë e mahnitshme 1.3 milionë dollarëshe - Gazeta Express
string(75) "kisha-historike-shnderrohet-ne-shtepine-e-mahnitshme-1-3-milione-dollareshe"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 8:09

Kisha historike shndërrohet në shtëpinë e mahnitshme 1.3 milionë dollarëshe

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 8:09

Një kishë e viti 1928 është rinovuar në një shtëpi katër dhomëshe, kompletuar me një dritare të madhe me figurën e Jezusit.

Shtëpia në Florida, ka një dhomë të mrekullueshme me tavane të larta, ndërsa ofertat për të mund të mbyllen këtë javë me 1.3 milionë dollarë.

Lexo Edhe:

“Është pronë shumë unike. Sapo të hysh përmes derës kryesore në dhomës kryesore është thjesht e mahnitshme, për shkak të tavaneve të larta që ka”, ka thënë Bryan Belcher, agjent i shitjes, transmeton AP.

Belcher tha se kompania Bluewater Builders e ka blerë kishën për 580,000 dollarë më 2018, me qëllimin që ta rrënonte dhe ta përdorte pronën për të ndërtuar shtëpi të reja.

Ndërtuesit në vend të kësaj, e rinovuan, hoqën hapësirën e parkingut dhe ndërtuan tri shtëpi por duke e lënë kishën të paprekur, e shndërruan në shtëpi.

Prona u vu në shitje në fund të marsit. Belcheri tha se blerësit e parë dhanë ofertën e parë për të brenda 30 minutave të parë.