string(98) "kisha-frike-se-do-te-vdisja-hailey-bieber-rrefen-eksperiencen-e-rrezikshme-gjate-lindjes-se-djalit"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2025 19:41

“Kisha frikë se do të vdisja” – Hailey Bieber rrëfen eksperiencën e rrezikshme gjatë lindjes së djalit

Yjet

Gazeta Express

21/05/2025 19:41

“Doja ta mbaja foshnjën time në krahë. Doja të isha me të”

Partnerja e Justin Bieber, Hailey, ka folur për herë të parë publikisht rreth përvojës së rrezikshme të lindjes së djalit të saj dhe ndërlikimeve që pasuan, duke zbuluar se si ndihej kur jeta e saj ishte në rrezik.

Në një  intervistë për “Vogue”, modelja e famshme e përshkroi lindjen e fëmijës së saj Jack, në gusht të vitit 2024, si “gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”.

Edhe pse Hailey e kishte përgatitur trupin e saj intensivisht për nëntë muaj me ushtrime, forcim të legenit, joga, stërvitje dhe akupunkturë, gjërat nuk shkuan mirë. Në javën e 39-të, ajo filloi të humbiste lëng amniotik dhe kishte nevojë për stimulim të shtatzënisë.

“Ishte çmenduri. Nuk ishte aspak argëtuese. Më rridhte ujë. Më filluan dhimbjet dhe linda pas disa orësh. As epidural, asgjë”, tha Bieber për lindjen që zgjati 18 orë.

Megjithatë, situata u përkeqësua pas lindjes së vogëlushit Jack, kur mjekët nuk arritën ta ndalonin gjakderdhjen e saj. Modelja e përshkroi përvojën e saj me hemorragjinë pas lindjes si të tmerrshme, një ndërlikim që, sipas Klinikës Mayo, mund të shkaktojë probleme serioze ose edhe vdekje. Edhe pse ndihej e sigurt me mjekun e saj, shqetësimet  u rritën ndërsa stafi mjekësor provoi metoda të ndryshme për të ndaluar gjakderdhjen pa sukses.

“Fillova të frikësohem pak”, pranoi ajo, duke shtuar: “Kisha ndjesinë se mjeku im nuk do të lejonte kurrë që të më ndodhte diçka. Por po rridhja shumë gjak, dhe njerëzit vdesin kur ndodh kjo, këto mendime më kalonin nëpër mendje”.

Pas gjithë këtyre peripecive Hailey rrëfeu se iu nënshtrua një trajtimi të dhimbshëm, i cili shkakton kontraksione të mitrës për orë të tëra.

“Doja ta mbaja foshnjën time në krahë. Doja të isha me të”, shtoi ajo.

Trajtimi rezultoi efektiv dhe, siç tha modelja, ajo ndjeu nevojën për të ndarë përvojën e saj për të theksuar se jo të gjitha lindjet janë të thjeshta. Pavarësisht përvojës traumatike, ajo tha se ishte e hapur për idenë e të pasurit më shumë fëmijë me Justin Bieber.

Ajo foli gjithashtu për ndikimin që solli ardhja në jetë e fëmijës së saj në martesën e tyre:

“Ishte sikur po thoshte: “Gruaja ime është një perëndeshë. Një superheroinë. Unë kurrë nuk do ta bëja dot. Të paktën kështu ishte për mua. Nga ana e tij, Justin Bieber deklaroi me anë të e-mailit për revistën: “Po jetoj ditët që kam ëndërruar gjithmonë”.