Kirurgu plastik nxjerr zbuluar VIP-at që mohojnë të kenë kryer ndërhyrje në fytyrë - Gazeta Express
string(82) "kirurgu-plastik-nxjerr-zbuluar-vip-at-qe-mohojne-te-kene-kryer-nderhyrje-ne-fytyre"

Kirurgu plastik nxjerr zbuluar VIP-at që mohojnë të kenë kryer ndërhyrje në fytyrë

Rozë

Gazeta Express

18/02/2021 12:35

Një kirurg plastik nga Beverly Hills Dr. Charles S. Lee ka treguar operacionet që kanë kryer të famshmit e Hollivudit. Megjithëse Dr. Charles S. Lee nuk ka punuar me ndonjë nga emrat e mëdhenj si Khloe Kardashian, Kylie Jenner, Ariana Grande etj., ai përdor ekspertizën e tij në këtë fushë për të ditur se çfarë lloj ndërhyrjesh ka kryer dikush vetëm duke parë fotot. Ja çfarë ka për të thënë ai për disa emra të njohur dhe ndryshimet e tyre përmes operacioneve plastike.

https://www.instagram.com/p/CKZiEKqDrEk/?utm_source=ig_web_copy_link

Lexo Edhe:

Dr. Charles filloi me operacionet e fytyrës së Khloe Kardashian dhe zbuloi se ajo ndoshta kishte bërë një ndërhyrje në ballin e saj dhe gjithashtu kishte kryer një operacion sysh (foxy eyes) duke përfshirë një tërheqje dhe ngritje të qepallës, heqje të dhjamit bukal, operacion përgjatë mandibulës dhe mjekrës, liposuksion i zonës së qafës dhe mjekrës, mbushës buzësh dhe rinoplastika të shumta, edhe pse ylli i Keeping Up With The Kardashian ka mohuar thashethemet për ndërhyrje në hundë.

Duke kaluar te këngëtarja Ariana Grande, Dr. Lee e krahasoi atë para dhe pas fotografive dhe tha se ai mendon se ajo i është nënshtruar operacionit të qepallës së sipërme, ka kryer animin e kapakut, rinoplastikë, operacion mjekre dhe ngritje vetullash. Ai gjithashtu shtoi se për mendimin e tij, ajo dukej më mirë më parë. Sipas People, Ariana mohoi të kishte kryer ndonjë operacion dhe zbuloi se të gjitha ndryshimet e saj ishin të natyrshme dhe për shkak të pubertetit, si dhe për shkak se ajo ishte në qendër të vëmendjes që në moshë të vogël, ndryshimet e saj ishin më publike dhe të njohura nga njerëzit.

https://www.instagram.com/p/CKu5Ah9jBll/?utm_source=ig_web_copy_link

Dr. Charles komentoi edhe ndryshimet e supermodeles Bella Hadid dhe pretendoi se ajo ka kryer një ndërhyrje në hundë, operacion të qepallës, ka hequr dhjamë nga zona e mesit të faqeve dhe me shumë mundësi ka vendosur mbushës në faqet dhe ballin e saj. Bella Hadid gjithashtu mohoi thashethemet se ka kaluar nën thikë, duke deklaruar se ajo ka frikë të vendosë mbushës në buzët e saj dhe nuk do të donte ta ndryshonte për keq fytyrën.

https://www.instagram.com/p/CK-XyqCDWhp/?utm_source=ig_web_copy_link

Kirurgu plastik nga Beverly Hills gjithashtu komentoi pamjen e Kylie Jenner dhe tha se ajo ka kryer rinoplastikë, ka hequr dhjamë bukal, ka ndërhyrë në mjekër dhe ka bërë ngritje të vetullave. Kylie, si të tjerat, mohoi të kishte bërë operacione plastike dhe pranoi vetëm faktin se ka mbushur buzët.

Edhe për Kendall Jenner ai tha se ka kryer tërheqje sysh (fox eye), operacion qepallash dhe mbushës buzësh.