Pas përfundimit të Kongresit të Parë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm, kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare, kanë bërë homazhe në Prekaz, duke kujtuar sakrificat që i ka kaluar kjo familje.
I pranishëm në këto homazhe ishte edhe Rifat Jashari.
Pas kësaj vizite në Prekaz, pjesëmarrësit po vazhdojnë homazhet edhe në Gllogjan të Deçanit.
Ky kongres i ka zhvilluar punimet për tri ditë me radhë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë më shumë se 800 pjesëmarrës.
Kongresi i Parë Klinik është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës. Në panele të ndryshme ligjëruan kirurgë ndërkombëtare dhe të trevave shqiptare.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...