Kiracovski: Xhaferi të mos e përsërit rastin e Veljanovskit, të thirr seancë për shkarkim të Mizrahit - Gazeta Express
string(99) "kiracovski-xhaferi-te-mos-e-perserit-rastin-e-veljanovskit-te-thirr-seance-per-shkarkim-te-mizrahit"

Gazeta Express

13/02/2020 18:06

Kiracovski: Xhaferi të mos e përsërit rastin e Veljanovskit, të thirr seancë për shkarkim të Mizrahit

Gazeta Express

13/02/2020 18:06

Deputeti nga rradhët e LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të mos e vendos sërisht Kuvendin në rolin e mbrojtësit të kuadrove të papërshtatshme siç bëri me rastin e (mos)marrjes së imunitetit të deputetit, Trajko Veljanovski, përcjell Express.

Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të vendoset në rend dite edhe shkarkimi i ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi.

“Pasi në Qeveri me propozim të kryeministrit aktual teknik kërkohet shkarkim i ministres aktuale për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi, nuk ekziston arsye pse Kuvendi të mos e vendos në seancë parlamentare, tani-menjëherë”, ka shkruar Kiracovski në Facebook.

“Mendoj se deputetët janë të lodhur që në kurriz të tyre të thyhen ende shtiza, ndërsa vetë deputetët të cilët kontribuan në realizimin e sukseseve historike dhe arritjeve shtetërore, përsëri të jenë ‘mish për top’”, ka shtuar Kiracovski.

Претседателот на Собранието, Талат Џафери, не смее повторно да го стави Собранието во улога на штитеник на неподобни…

Publiée par Aleksandar Kiracovski sur Jeudi 13 février 2020

A.SH.