Kinolli: Kemi 8 vota nga grupi multientik për Glauk Konjufcën - Gazeta Express
string(60) "kinolli-kemi-8-vota-nga-grupi-multientik-per-glauk-konjufcen"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 12:25

Kinolli: Kemi 8 vota nga grupi multientik për Glauk Konjufcën

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 12:25

Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, në një intervistë për rtv21 tha se pas një marrëveshje të arritur me LVV-në do të votojë për formimin e Qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.

Deputeti Kinolli tha se janë 8 deputetë nga 10 sa ka grupi multietnik që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

‘’Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LVV-në dhe ne si partner të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup parlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtetutë do të gjendet një zgjidhje dhe do ti kemi numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë.