Programi kulturor i ‘Manifesta 14’ ka risi në çdo ditë, deri më 30 tetor. Programi 100 ditor i 103 artisteve do t’i pushtojnë hapësirat e kryeqytetit për muaj me radhë. Sot është radha e artistit, regjisorit dhe shkrimtarit Christian Nayampeta.
Info të plota nga Manifesta:
Çdo ditë nga programi ynë 100-ditor në Prishtinë, ne do të ndajmë punën e një prej 103 pjesëmarrësve tanë nga e gjithë bota. Sot, ne fillojmë me artistin, regjisorin dhe shkrimtarin Christian Nyampeta.
Në kinemanë e braktisur të Kino Rinisë, Christian Nyampeta prezanton për çdo orë shfaqje të filmit të tij Sometimes It Was Beautiful, si dhe fragmente nga puna e tij e ardhshme, Lovers in a Dangerous Spacetime. Pjesë e instalacionit janë poashtu karrigat e falura nga shumë njerëz të ndryshëm nga Prishtina.
Kjo ndërhyrje, së bashku me pjesën tjetër të programit është e hapur çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10.00-20.00.
/Gazeta Express
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...