Kino ‘Rinia’ i kthehet Prishtinës - Gazeta Express
string(31) "kino-rinia-i-kthehet-prishtines"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 16:26

Kino ‘Rinia’ i kthehet Prishtinës

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 16:26

Kinemaja në kryeqytet, nga sot ka ndërruar statusin. Kino ‘Rinia’ do të jetë hapësirë kulturore e komunës së Prishtinës dhe do ta ketë statusin e njëjtë sikur dy kinematë e tjera LUMBARDHI në Prizren dhe Kinema ‘Jusuf Gervalla’ në Pejë.

Ndër organizatat që kontribuan në mbrojtjen nga privatizimit të kësaj kinemaje është ‘Hapësira 17’.

Lexo Edhe:

Deklarata e plotë e ‘Hapësira 17’:

Jemi shumë të lumtura që Kino Rinia po i kthehet qytetit të Prishtinës dhe qytetarëve të saj falë angazhimit edhe të Komunës së Prishtinës.

Në qershor të 2020-ës, kur Kino Rinia po rrezikohej të kthehej në market, ndërmorëm iniciativën bashkë me organizata të tjera të kulturës dhe në bashkëpunim me institucionet arritën që të ndalojmë ri-destinimin e kinemasë në market. Atë vit organizuam ekspozitë në kinemanë verore në kuadër të Rezidencës Artistike INFRARED, si një hap të parë rreth kthimit të vëmendjes kah ky objekt.

Objekti i ndërtuar në fillim të viteve ’50 për pesë dekada pati rolin e një prej hapësirave kryesore kulturore në kryeqytet duke bërë bashkë filmbërës e filmdashës, duke inspiruar gjenerata të tëra për filmin dhe përtej. Kino Rinia 1 dhe Kino Rinia 2, bashkë me kinemanë verore akomodoi qindra shikues në ditë, me shfaqje të filmave vendor, rajonal e botëror. Kështu duke parë urgjencën dhe nevojën për intervenim vendosëm që të organizojmë edicionin e katërt të Metamorphosis. Krahas hulumtimit në terren në mbledhje të kujtesës kolektive dhe dokumentimit rreth objektit, ftuam artistin dhe arkitektin Maksut Vezgishi që të konceptojë intervenimin artistik specifik për lokacionin, si mënyrë për të sjell sa më shumë njerëz brenda objektit. Dikush për herë të parë e të tjerë për herë të parë pas 23 vitesh. Në fund të këtij viti do të dal edhe publikmi i radhës i Shtatëmbëdhjetë me të gjeturat rreth kësaj kinemaje dhe shkrime të autorëve kontribuues të cilët na sjellin perspektiva të ndryshme rreth filmit, kinemasë, arkitekturës, privatizimit e të tjera.

Kjo nuk është e tëra. Duke parë vlerën kulturore e shoqërore të këtij kësaj kinemaje dhe mundësinë e fundit të shpëtimit të kinemasë nga privatizimi e kthimi në market apo parking, Shtatëmbëdhjetë dhe ‘ChwB Kosova’vitin e kaluar përpiluan dosjen e Kino Rinisë për futje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme. Kërkesë kjo e cila u pranua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe u arrit që edhe Kino Rinia të merr statusin e njëjtë sikur dy kinematë e tjera LUMBARDHI në Prizren dhe Kinema ‘Jusuf Gervalla’ në Pejë. Të tri këto kinema janë ndërtuar periudhën e njëjtë dhe që të tria janë shpëtuar falë iniciativave të komunitetit.

/Gazeta Express