Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas kinezë në Rinas në kuadër të operacionit “Electronics”.
Sipas njoftimit të policissë, të tre këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.
Në pranga janë vënë N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.
Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri.
Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.