Kinematë në Kosovë duan të hapen, institucionet të pavendosura - Gazeta Express

Kinematë në Kosovë duan të hapen, institucionet të pavendosura

Gazeta Express

29/08/2020 20:41

Kinematë dërgojnë manualin për lejimin e veprimtarisë, institucionet  përgjegjësinë ia delegojnë njëra-tjetrës

Shiritat janë ende aty. Tash e 5 muaj dyert e kinemave janë të mbyllura.

Por, artdashësve më në fund iu dha një shpresë.

Kjo pasi qe kinematë në vend dhanë lajmin se do të hapën së shpejti.

Dëfrim Puka nga Cineplexx thotë se kjo gjë  u diskutua në takimin që patën më Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Kulturës, gjatë kësaj jave.

Puka thotë se mundësitë për infektim janë të vogla.

Për këtë ata kanë vendosur që shitja e biletave të bëhet online.

Menaxhmenti i kinemave, po ashtu gjatë takimit që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e dikastereve përkatëse, kanë dorëzuar edhe manualin se si do të funksionojnë.

Këtë e ka konfirmuar për T7, edhe zëvendësministri i Kulturës, Halil Matoshi.

I njëjti ka treguar se po presin ministrinë e Shëndetësisë të tregojnë se bazuar në manual, a janë të gatshëm t’i hapin ato.

Kurse nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Faik Hoti thotë për T7 se pas vlerësimit që do ta bëjë IKSHPK-ja, edhe Qeveria do të marrë vendim për masat e reja.

E, nga 1 shtatori kinematë pritet të hapën në Shqipëri , Mal të Zi dhe Serbi.

Ndërkohë, vendet e tjera si Austria, Sllovenia e Kroacia i kanë të hapura kinematë.