Kinematë e teatrot mbeten të mbyllura - Gazeta Express
string(37) "kinemate-e-teatrot-mbeten-te-mbyllura"

Gazeta Express

01/06/2020 22:07

Kinematë e teatrot mbeten të mbyllura

Gazeta Express

01/06/2020 22:07

Faza e tretë e masave lehtësuese lidhur me parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit ia riktheu gjallërinë sheshit të kryeqytetit.

Por ndryshe nga gastronomia e qendrat tregtare që u hapën sot, teatrot dhe kinematë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vlerësuar se hapja e këtyre institucioneve kulturore në këtë fazë paraqet rrezik, raporton KOHA.

Kinemaja “Armata” i ka bërë të gjitha përgatitjet që nga sot të fillojë me program të rregullt. Alush Gashi, i cili udhëheq me këtë institucion kulturor, thotë se është befasuar nga ky vendim.

Edhe Teatri Kombëtar i Kosovës ishte bërë gati që të fillonte punën me repertor të rregullt.

Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, e paraparë të jepej premierë në mars të këtij viti, u është kthyer provave pas disa muajve shkëputjeje.

Regjisorja Zana Hoxha e cilëson të palogjikshëm vendimin për moshapjen e teatrove në këtë fazë.

Udhëheqësit e këtyre institucioneve shpresojnë që së shpejti të merret një vendim tjetër lidhur me hapjen e kinemave e teatrove.

Shfaqja “Zgjimi i pranverës” planifikohet të jetë premiera e parë e këtij viti e Teatrit Kombëtar të Kosovës, më 12 qershor.