Shfaqja e parë e serisë “Kinemaja me akcent” në kuadër të klubit të filmit “Cinema Expanded”, fillon sonte në ‘Lumbardhi’ prej orës 19:30.
Një grua e vejë e vetmuar takon një punëtor shumë më të ri arab në një lokal gjatë një stuhie shiu. Ata bien në dashuri, për habinë e tyre – dhe për tronditjen e plotë të familjeve, kolegëve dhe miqve të tyre të pijes. Filmi përdor fuqinë emocionale të melodramës klasike Hollivudiane për të ekspozuar tensionet racore që qëndrojnë në thelb të kulturës bashkëkohore gjermane.