Kinemaja Lumbardhi/ Programi i filmit LXX - Gazeta Express
string(40) "kinemaja-lumbardhi-programi-i-filmit-lxx"

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 17:46

Kinemaja Lumbardhi/ Programi i filmit LXX

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 17:46

Programi i 70 vjetorit të themelimit të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren vazhdon me organizime të ndryshme.

Programi i se premtes me 27 maj nga ora 20:30 vijon me prodhimin e Kosovafilmit “Era dhe Lisi” të regjisorit Besim Sahatçiut. Filmi është i njohur për temën e guximshme që trajton në lidhje me kohën kur është prodhuar: periudha e represionit të UDB-së ndaj shqiptarëve. Tensioni dramatik që mban në këmbë publikun u mirëprit nga publiku kosovar që mbushi kinematë më shumë se kurrë më parë.

Lexo Edhe:

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.

/Gazeta Express