“Kinemaja e Zgjeruar” për muajin dhjetor - Gazeta Express
string(38) "kinemaja-e-zgjeruar-per-muajin-dhjetor"

Arte

Gazeta Express

02/12/2025 14:41

“Kinemaja e Zgjeruar” për muajin dhjetor

Arte

Gazeta Express

02/12/2025 14:41

Klubi i filmit “Kinemaja e Zgjeruar” në Lumbardhi vazhdon me shfaqjen e filmave edhe në muajin dhjetor, çdo të premte nga ora 19:00.

Klubi i filmit “Kinemaja e Zgjeruar” vjen me programin e fundit të filmave për këtë vit në Doku Kino, çdo të premte, dedikuar kënaqësive të panjohura të Kinës në tranzicion. Katër filma nga e njëjta prekje regjisoriale do të na shëtisin në Kinën e viteve post-2000, mes të parit të këtij kapërcimi ndër dekada nën lenten e dramës dhe dokumentimit.

Prej jetëve të thjeshta, vetjake, të izoluara të njerëzve që jetojnë në një nga vendet që ka pësuar ndryshime shoqërore thelbësore, ravijëzohen narrativat që e përshkruajnë gjithë këtë kulturë të ndryshimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement