Programi i klubit të filmit Cinema Expanded për muajin shkurt me temën “Lost in Dreams and Nightmares” shfaq filmin e fundit më 26 shkurt prej orës 20:00 në Kino Lumbardhi.
Të mërkurën do të ndjekim takimin mes një vajze ëndërrimtare që synon të jetë një yll i ardhshëm i filmave hollivudianë me një brune enigmatike e cila vuan nga amnezia.
Kjo marrëdhënie i çon të dyja të zbulojnë më shumë mbi identitetin e kësaj të fundit ndërsa ngjarjet ndërthuren me procesin e çuditshëm dhe të dyshimtë të një regjisori që dëshiron të gjejë aktorët e duhur për projektin e tij të ri.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...