Programi i klubit të filmit “Kinemaja e Zgjeruar” në Kino Lumbardhi vijon më datë 19 shkurt nga ora 20:00.
Këtë të mërkurë na presin dy episode të një seriali televiziv që e ripërkufizoi misterin dhe supsensin me një narrativë të paharrueshme.
Ne do të ndjekim ngjarjet enigmatike që zënë fill nga një qytet i vogël mbi një vrasje, një udhëtim në dukje pa fund e krye në zbulimin e së vërtetës dhe me takime krejt surreale.