Vijon programi i filmit të Kinemasë së Zgjeruar në Kino Lumbardhi, më 15 janar prej orës 20:00.
Këtë muaj filmat e përzgjedhur, nën temën “Cut and Banned” fokusohen në kinemanë e censuruar në vende të ndryshme të botës.
Këtë të mërkurë na presin ngjarjet që vendosen në një shkollë ku studentë janë vetëm djem, me rregulla të ashpra dhe represive.
Studentët vendosin të rebelohen dhe të kthejnë përmbys të gjitha rregullat e shkollës. Revolta e tyre me shaka, rrengje, dhe skema e lojëra që jo gjithnjë përfundojnë me sukses, vë në dyshim autoritetin që qëndron mbi ta.