Programi i filmave i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar për muajin shkurt i titulluar “Kush e zotëron të vërtetën?” shtrihet në gjeografi dhe momente historike të ndryshme e shqyrton se si dhuna justifikohet, zhduket ose normalizohet përmes rrëfimeve zyrtare dhe diskursit të përditshëm.
Duke nxjerrë në pah mohimin, bashkëfajësinë dhe luftën për të dëshmuar, këta filma hapin diskutimin mbi se kujt i lejohet të flasë, përvojat e kujt fshihen dhe si e vërteta bëhet një terren i kontestuar në vend të të qenurt një realitet i përbashkët. Sepse e vërteta nuk është as e ngulitur dhe as e paanshme; e vërteta formësohet nga forcat e pushtetit, institucionet dhe heshtja kolektive.
Këtë muaj në Lumbardhi filmat shfaqen më 6,13, 20, 27 shkurt nga ora 19:00.