Shfaqja e dytë e filmit për programin “Triologjia e Proletariatit” për muajin nëntor fton në një botë ku puna përcakton vlerën e secilit në Kino Lumbardhi.
Një njeri humbet si vendin e punën ashtu edhe ndjenjën e përkatësisë së tij në shoqëri. I rrethuar nga kolapsi ekonomik dhe indiferenca sociale, ai rinis të jetojë, ndoshta me pak ngathtësi, në heshtje dhe pa asnjë siguri se mundet t’is falë.
Nën lëkurën e mbijetesës së përditshme artikulohet një rezistencë e brishtë: këmbëngulja për të vazhduar, për të mbetur i njerëzishëm.
Historia i kthen gjestet e thjeshta të jetës së punës në simbole dinjiteti, apo provë se solidariteti mund të ekzistojë edhe midis rrënojave.