Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon më 16 prill prej orës 19:00 në Kino Lumbardhi.
Çdo të mërkurë po mbahen biseda me personalitete të cilët e kanë jetuar Kino Lumbardhin, kanë qenë pjesë e audiencave të përhershme si entuziastë të filmit dhe kinemasë.
Më 16 prill do të mirëpresim znj. Hadije Gështenja, e cila ka mjaft për të rrëfyer për këtë kinema.
Znj. Gështenja, arsimtare dhe përkthyese, shpesh zgjidhte filmat që do të shfaqeshin në kinema, si ndihmë ndaj të atit të saj, Shefki Gështenja, projeksionist i hershëm dhe më pas drejtor i kinemasë.
Përzgjedhja e radhës na fton të ndjekim rrugëtimin e dy miqve që nuk përputhen me njëri-tjetrin, një shkencëtar i dedikuar deri në marrëzi ndaj shpikjes së tij dhe një djalosh kurioz dhe i dedikuar, bëhen pjesë e një udhëtimi aksidental në të shkuarën, e të dytit i duhet të njohë një botë të 30 viteve më parë.