Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar në ‘Lumbardhi’ shfaq filmin e fundit për programin e këtij muaji dedikuar kinemasë palestineze, më 26 mars prej orës 20:00
Këtë të mërkurë, në Kino Lumbardhi, shpaloset historia e peshkatarit Issa që i cili një ditë në rrjetën e tij zë një statutjë antike të Apolonit e kjo gjetje që i ndryshon jetën. Ai ndërkohë ka kohë që ka rënë në dashuri me një grua të quajtur Siham, e kjo gjetje vjen fill pasi ai mbledh kurajon për t’ia rrëfyer ndjenjat e tij.
Ky film sjell paraqitje të jetës që rrjedh natyralisht, larg titujve gazetareskë, duke rrëfyer atë rezistencë të qetë e plot mall, duke na hapur një një dritare për të parë dashurinë, dinjitetin dhe ëndrrat edhe në momentet më të vështira.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...