Nis programi i filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” në Doku Kino nën temën “Lisbonë e përtej” me 9 janar prej orës 19:30.
Në këtë udhëtim të parë për këtë vit do të shkojmë prej Lisbonës në Afrikë në endje për të zbuluar një histori dashurie dhe një skene krimi të pranëvendosura në malin Tabu. Duke rrëmuar në kujtesë e nostalgji njohim jetën e Aurorës mes rrugëtimit të Pilarit.