Klubi i filmit “Kinemaja e Zgjeruar” paraqet filmin e tretë për programin e muajit dhjetor në DokuKino, dedikuar rrëfimeve në film nga Kina bashkëkohore.
Këtë të premte njihemi me çka ndodh kur një qytet thellësisht industrial kaplohet nga zhvillimet urbanistike. Një fabrikë e madhe kthehet në një kompleks apartamentesh me këtë ndryshim të thellë shohim tre gjenerata të ndryshme në ekran duke rrëfyer se ndikohen jetët e tyre, e po kështu duke shkrirë brenda tregimeve të veta historinë e zhvillimeve të Kinës.
Ngjarja zhvillohet në dokukino më 19 dhjetor, me fillim nga ora 19:00.