Më 12 dhjetor, nga ora 19:00, klubi i filmit “Kinemaja e Zgjeruar” vjen me filmin e dytë të programit “Unknown Pleasures of China in Transition” fokusuar në rrëfimet mbi Kinën bashkëkohore të sjellë nga një nga zërat më të rëndësishëm të gjeneratës së gjashtë të filmbërësve kinezë.
Këtë të premte njihemi me një punëtor minierash që kërkon ish-gruan e tij dhe një grua që kërkon burrin e saj të humbur në një qytet në regjionin Fengjie, vend i cili shënjohet nga zhvillimet industriale të dendura teksa po shkatërrohet, rrëzohet e përmbytet për të krijuar një digë të re. Rrëfimet e personazheve ndërlidhen kësisoj duke qenë dëshmitarë të ndryshimeve shoqërore dhe se si ato ndikojnë në jetët e tyre personale.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...