Programi i filmave të Kinemasë së Zgjeruar me temën “Dial H for Horror” vijon më 11 dhjetor prej orës 20:00 në hollin e Kino Lumbardhit.
Filmi ndjek rrjedhën e një martese që po shkon drejt fundit e me të zbulohet një stuhi e xhelozisë, tradhtisë dhe të dëshirave të pakontrolluara. Ngjarja vendoset në Berlinin e ftohtë dhe gri, ndërsa çka ndodh zbeh kufijtë të jo vetëm marrëdhënieve, por edhe të identitetit vetjak.
Duke përzier elemente të supsensit dhe horrorit, filmi thellohet në mbetjet e errëta të natyrës njerëzore duke eksploruar tema si: ekzistenca, besimi dhe kontrolli. Me estetikën baroke, ky film përkap fuqinë konsumuese dhe shkatërruese të dashurisë duke e drejtuar audiencën në një udhëtim mes realitetit dhe iluzionit.