Një nga mesazhet kryesore të dalë nga parada ushtarake e fundit në Kinë është aftësia e këtij vendi për të prodhuar me shpejtësi një gama të gjerë armësh moderne, sipas ekspertëve të sigurisë dhe analizës ushtarake.
Sipas Michael Raska, analist dhe pedagog në Universitetin Teknologjik të Nanyang në Singapor, para një dekade, teknologjia ushtarake kineze që prezantohej në paradat zyrtare ishte shpesh “kopje të thjeshta” të pajisjeve shumë më të avancuara të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, parada e këtij viti nxori në pah një arsenal shumë më inovativ dhe të larmishëm, veçanërisht në fushën e dronëve dhe raketave. Sipas ekspertëve, struktura qeverisëse hierarkike e Kinës dhe burimet e saj të mëdha financiare i mundësojnë vendit të prodhojë armë të reja në sasi të mëdha dhe me ritme më të shpejta krahasuar me shumë vende të tjera, përfshirë ato perëndimore.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ushtria kineze është në gjendje t’i integrojë me sukses të gjitha këto sisteme të reja armësh në mënyrë efektive. Raska thekson se madhësia e madhe e ushtrisë kineze dhe mungesa e përvojës në betejat moderne janë faktorë kufizues të rëndësishëm, raporton BBC.
Në këtë paradë ishin të pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Korese se Veriut, Kim Jong Un.