Kina ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit dhe është e gatshme të “vazhdojë të luajë një rol konstruktiv” në gjetjen e një zgjidhjeje, raporton AP.
Ministria e Jashtme e Kinës tha: “Ne i nxisim fuqishëm të dyja palët të veprojnë në interesin më të madh të paqes dhe stabilitetit, të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje, të kthehen në rrugën e zgjidhjes politike përmes mjeteve paqësore dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionin”.
Kina është një aleat i fortë i Pakistanit, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes ku ata kanë zhvilluar së bashku avionë luftarakë.