Kina shënon 11 raste të reja me Covid-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/05/2020 9:27

Kina shënon 11 raste të reja me Covid-19

Lajme

Gazeta Express

25/05/2020 9:27

Kina i ka raportuar 11 raste të reja të koronavirusit. Të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga shtetet e huaja.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 82,985 persona, ndërsa vetëm 83 raste janë ende aktive.

Rastet e reja erdhën pasi Kina të shtunën për herë të parë nuk shënoi asnjë të infektuar për 24 orë që nga fillimi i përhapjes së virusit në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve me simptoma, të hënën u raportuan 40 raste të reja pa simptoma. Gjithsej 396 persona pa simptoma po vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim mjekësor.

Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe nuk u shënua ndonjë i vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave mbeti 4,634.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 78,268 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.