Kina me akuza ndaj Trumpit: Po i hedh “benzinë zjarrit” në konfliktin Izrael-Iran - Gazeta Express
string(78) "kina-me-akuza-ndaj-trumpit-po-i-hedh-benzine-zjarrit-ne-konfliktin-izrael-iran"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:51

Kina me akuza ndaj Trumpit: Po i hedh “benzinë zjarrit” në konfliktin Izrael-Iran

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:51

Kina ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se po “i hedh benzinë zjarrit” në konfliktin në rritje mes Iranit dhe Izraelit, pasi udhëheqësi amerikan paralajmëroi banorët e Teheranit që të “evakuohen menjëherë”.

I pyetur për komentet e Trumpit, France24 raporton se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, ka deklaruar: “Nxitja e flakëve, hedhja e benzinës, kërcënimet dhe presioni i shtuar nuk ndihmojnë në uljen e tensioneve, por vetëm sa e përshkallëzojnë dhe e zgjerojnë konfliktin”.

Tutje zëdhënësi ka thënë se, “ana kineze u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht vendeve me ndikim të veçantë mbi Izraelin, të marrin përgjegjësitë e tyre, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ulur tensionet dhe të ndalojnë përhapjen dhe zgjerimin e konfliktit.”