Kina ka konfirmuar marrëveshjen tregtare të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se të dyja palët duhet të respektojnë konsensusin dhe duke shtuar se Kina gjithmonë e mban fjalën, raporton Reuters.
“Kina gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe ka ofruar rezultate,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë të rregullt për shtyp, duke shtuar se: “Tani që është arritur një konsensus, të dyja palët duhet ta respektojnë atë.”
Marrëveshja e arritur në Londër duket se do të sjell një armëpushim të brishtë në një luftë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Marrëveshja u arrit pas një telefonate të zhvilluar mes Trump dhe Xi, duke i dhënë fund kështu një bllokade që shpërtheu vetëm pak kohë pas një marrëveshjeje paraprake të arritur në Gjenevë.
Kujtojmë se, Trump deklaroi të mërkurën se ishte shumë i kënaqur me marrëveshjen tregtare.
“Marrëveshja jonë me Kinën është kryer, në pritje të miratimit përfundimtar mes meje dhe presidentit Xi,” ka shkruar Trump në platformën Truth Social.