Kina ia paraqet planin Putinit për fundin e luftës në Ukrainë, rusët të hapur për negocim - Gazeta Express
string(88) "kina-ia-paraqet-planin-putinit-per-fundin-e-luftes-ne-ukraine-ruset-te-hapur-per-negocim"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 19:54

Kina ia paraqet planin Putinit për fundin e luftës në Ukrainë, rusët të hapur për negocim

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 19:54

Gjatë një vizite të shumëpritur në Moskë nga presidenti kinez, Xi Jinping, holomogu i tij rus, Vladimir Putin është shprehur se do ta diskutojnë planin 12-pikësh të Xi Jinping për “zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë”.

Ai gjithashtu u shpreh se janë gjithmonë të hapur për të diskutuar dhe negociuar, shkruan BBC.

Lexo Edhe:

“Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negocimi”, është shprehur ndër të tjera Putini.

Kujtojmë se Kina publikoi një plan për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, plan ky që përfshin, siç thuhet aty, “ndërprerjen e armiqësive” dhe rifillimin e bisedimeve të paqes.