string(94) "kina-i-kapet-nato-s-akuzon-aleancen-per-shpifje-dhe-fajesim-i-kerkon-te-korrigjoje-keqkuptimin"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:23

Kina i kapet NATO-s: Akuzon aleancën për shpifje dhe fajësim, i kërkon të korrigjojë “keqkuptimin”

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:23

Në një përgjigje ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në lidhje me përforcimin ushtarak të Pekinit dhe shqetësimin që kjo gjë sjell për sigurinë, Ambasada e Kinës në Britani të Madhe ka akuzuar NATO-n për “shpifje” dhe tendencë “për ta bërë fajtore”.

Sipas Reuters, në një deklaratë, një zëdhënës i ambasadës kineze ka thënë se NATO duhet të korrigjojë “keqkuptimin” për Kinën, të ndalë përhapjen e “ankthit të saj për sigurinë” dhe të mos e përdorë Kinën si “justifikim për vazhdimin e përforcimit ushtarak dhe për prishjen e sigurisë globale dhe rajonale.”

Kujtojmë se, Rutte, gjatë një eventi të mbajtur në Londër, të hënën, ka thënë se Kina, duke bashkëpunuar me Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin, po “modernizon dhe zgjeron ushtrinë e saj me një shpejtësi marramendëse. Ndërsa e ka përshkruar këtë bashkëpunim si një shqetësim të rëndësishëm për strategjinë e sigurisë së NATO-s.