Kina i ka bërë thirrje Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për të ndalur menjëherë sulmet ushtarake ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të jetë i pakontrollueshëm.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u shpreh se “Kina kundërshton çdo sulm ushtarak të kryer nga Izraeli dhe SHBA ndaj Iranit. Fuqia nuk mund të zgjidhë problemet, por vetëm krijon të reja dhe pasoja të rënda”.
Ai kritikoi gjithashtu ndërprerjen e negociatave mes SHBA dhe Iranit për shkak të bombardimeve, duke theksuar se dialogu kishte shënuar progres të dukshëm. Ndërkohë, Teherani ka intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve të lidhura me SHBA në Gjirin Persik, si hakmarrje për fushatën ushtarake të Izraelit dhe SHBA ndaj Republikës Islamike. /Panorama
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...