Kina fajëson Greqinë si vend origjine e Covid - Gazeta Express
string(45) "kina-fajeson-greqine-si-vend-origjine-e-covid"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 17:52

Kina fajëson Greqinë si vend origjine e Covid

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 17:52

Studiuesit kinezë kanë pohuar se Greqia mund të jetë një ndër vendet ku filloi përhapja e koronavirusit. Pasi shënjestruan Indinë si vend i dyshuar kryesor për shpërthimin, shkencëtarët kinezë hodhën idenë se provat e tyre tregojnë për virusin që shfaqet në Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Republikë çeke, Rusi ose Serbi.

Ndërsa rastet e para me koronavirus u shaqën në Wuhan, Kina pretendon të kundërtën.  Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave tha se virusi ka gjasa të ketë origjinën në Indi në verën e vitit 2019, duke u transmetuar përmes kafshëve përmes dhe ujit të kontaminuar, para se të “udhëtonte” në Wuhan.

Lexo Edhe:

Nuk është hera e parë që autoritetet kineze kanë drejtuar gishtin e fajit diku tjetër, duke sugjeruar, kryesisht pa prova, që Italia dhe SHBA mund të jenë vendi i origjinës së Covid-19.

Ky zhvillim vjen në një moment kur janë në rritje tensionet politike midis Indisë dhe Kinës, me trupat që sulmojnë njëra-tjetrën përgjatë një kufiri të diskutueshëm. SH.B.A. e ka quajtur vazhdimisht virusin “kinez” në të kaluarën