Kina e shkurton orarin e lojërave online te fëmijët - Gazeta Express
string(51) "kina-e-shkurton-orarin-e-lojerave-online-te-femijet"

Kina e shkurton orarin e lojërave online te fëmijët

AutoTech

Gazeta Express

31/08/2021 10:52

Lojtarët online nën moshën 18 vjeç do të lejohen të luajnë vetëm për një orë ditën e premte, fundjavave dhe festave, ka njoftuar rregullatori kinez i video lojërave.

Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua se lojërat do të lejohen vetëm nga ora 20:00 deri në 21:00.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu udhëzoi kompanitë e lojërave për të parandaluar fëmijët që luajnë jashtë këtyre kohëve.

Në fillim të këtij muaji një media shtetërore i quajti lojërat online “opium shpirtëror”.

Inspektimet e kompanive të lojërave në internet gjithashtu do të rriten, për të kontrolluar nëse afatet kohore po zbatohen, tha rregullatori.

Rregullat e mëparshme e kishin kufizuar lojën online të fëmijëve në 90 minuta në ditë, duke u rritur në tri orë gjatë pushimeve.

Masa pasqyron një shqetësim të gjatë për ndikimin e lojërave të tepërta tek të rinjtë.