string(83) "kina-dhe-brazili-shpresojne-per-dialog-rusia-ende-pa-pergjigje-per-takimin-ne-turqi"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 14:01

Kina dhe Brazili shpresojnë për bisedime Ukrainë-Rusi, kjo e fundit ende pa përgjigje

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 14:01

Përderisa Kremlini ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë për pjesëmarrjen në bisedime me Ukrainën në Stamboll, liderët e Kinës dhe Brazilit shpresojnë që këto bisedime të nisin sa më shpejtë.

Kina dhe Brazili, vende anëtare të BRICS së bashku me Rusinë, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shpresën që bisedimet direkte mes Ukrainës dhe Rusisë të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas agjencisë Reuters, ata kanë mirëpritur propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të hapur negociatat, edhe pse më herët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarët se “pala ruse vazhdon përgatitjet për bisedimet e planifikuara për të enjten,” duke mos konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë, kujtojmë se shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, deklaroi se nëse Putin refuzon të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Turqi, ky do të ishte një sinjal përfundimtar që Rusia nuk ka vullnet për të përfunduar luftën.

E ndërsa, komuniteti ndërkombëtar po e sheh takimin e mundshëm në Turqi si një mundësi të rrallë për të nxitur diplomacinë në konfliktin Ukrainë-Rusinë, situate vazhdon të mbetet e paqartë.