Kina çdo ditë po bën 4.84 milionë testime për COVID-19 - Gazeta Express
string(54) "kina-cdo-dite-po-ben-4-84-milione-testime-per-covid-19"

Kina çdo ditë po bën 4.84 milionë testime për COVID-19

Gazeta Express

06/08/2020 10:53

Kina ka regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 me simptome dhe 20 raste të reja pa simptoma, është njoftuar nga Komisioni Nacional i Shëndetësisë, transmeton CNN.

Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.

Lexo Edhe:

Numri total i të infektuarve në Kinë ka arritur në 88.328, ndërsa janë regjistruar 4677 të vdekur, sipas të dhënave në Universitetin John Hopkins.

Kina ka rritur numrin e testimeve në javët e fundit, duke realizuar 4.84 milionë teste çdo ditë që nga fundi i korrikut, ka thënë Wang Jiangping, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë Informative.

Në gjithë vendin, gati 5000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë janë në dispozicion për të bërë testime.